Flash News

E-TJERA

U gjet në rrugë i dhunuar barbarisht, ndërron jetë Rigels Kaso pas disa ditësh në spital

U gjet në rrugë i dhunuar barbarisht, ndërron jetë Rigels

Rigels Kaso, 42-vjeçari nga Bilishti, i cili u dhunua barbarisht në mes të rrugës në Tiranë dhe u gjet nga qytetarët pa ndjenja rrugën ‘Sokrat Miho’, ka ndërruar jetë pas disa ditësh në spital. 

Kaso u transportua menjëherë në spital, i cili deri më sot qëndroi në koma, por nuk ka mundur t’i mbijetojë dhunës së ushtruar ndaj tij në 15 korrik. 

Paraprakisht, u raportua se konflikti i tyre ishte për motive të dobëta, pasi Rigels Kaso kishte komunikuar në platformën Instagram me bashkëjetuesen e 34 vjeçarit, Bajram Gjeleshi.

Ky i fundit, ka shkuar vetë në vendtakimin që 42 vjeçari kishte lënë me gruan.

Rigels Kaso u dhunua me grushte nga Gjeleshi, e i ka rënë koka në bordurë, nga ku e mori dhe dëmtimet më të mëdha.

Autori i ngjarjes tashme i identifikuar u shpall në kërkim.

 

 

Të fundit