Flash News

E-TJERA

Konfirmon policia: Eshtrat e gjetura në Kurbin i përkasin 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj

Konfirmon policia: Eshtrat e gjetura në Kurbin i përkasin

Identifikohen eshtrat e gjetura në 3 prill të këtij viti në Kurbin.

Sipas policisë, mbetjet kockore që u gjetën në Fushë-Kuqe i përkasin adoleshentit Margilen Gjonaj, i cili që u zhduk pa gjurmë në maj të vitit 2015.

Identifikimi është kryer pas përputhjes së ADN-së së 16-vjeçarit të zhdukur me ato të nënës së tij.

Ndërkohë, ekspertiza mjeko ligjore bëri me dije se eshtrat e gjetura rezultojnë se janë dëmtuar me mjete të forta, por ende nuk janë përcaktuar se me çfarë mjetesh është goditur viktima.

16-vjeçari Mariglen Gjonaj, u zhduk në rrethana misterioze në maj të vitit 2015. Sipas denoncimit të familjarëve, i riu  ishte nisur për në shkollë si normalisht, por nuk ishte kthyer më. Familjarët deklaruan atëherë në polici se kishin frikë se dikush mund t’i ketë bërë keq pasi ditën e zhdukjes ka patur me vete një orë “Roleks” si edhe disa bizhuteri, të cilat kapnin vlerën e 1 milion lekëve të rinj.

Të fundit