Flash News

E-TJERA

U gjobitën për mosdorëzim të raporteve financiare/ KAS shqyrtoi 12 ankesa të partive, çfarë vendosi

U gjobitën për mosdorëzim të raporteve financiare/ KAS

Komisioni i Ankesave dhe Sanskione vendosi të pranojë pjesërisht ankesat e partive. KAS shqyrtoi sot 12 kërkesa ankimore, që ishin bërë nga partitë që u gjobitën për mosdorëzim të raporteve financiare .

KAS pranoi kërkesën ankimore dhe hoqi gjobën e partisë Minotiteti Etnik Grek për të Ardhmen dhe Partisë Lëvizja Demokratike e Shqipërisë. Nga ana tjetër la në fuqi gjobën prej 50.000 lekësh ndaj partisë Lëvizja e Legalitetit, si dhe pranoi pjesërisht kërkesën ankimore dhe vendosi sanksionin administrativ në shumën 50.000 lekë për partinë Kombëtare Konservatore Albania, Bashkimin Demokrat Shqiptar dhe Ora e Shqipërisë.

KAS gjithashtu vendosi gjobë në shumën e 65.000 lekëve për partinë Bashkimi Demokrat, Ballin Kombëtar Demokrat, Bashkimin Popullor të Pensionistëve Shqiptar, Demokracinë e Re Europiane, Emigracionin Shqiptar, Lëvizjen Demokratike e Shqipërisë, Aleancën Maqedonase për Integrim Europian, Lëvizjen Demokratike për Ndryshim, Demokratike të Bashkimit Mysliman Shqiptar, partinë e Gjelbër, të Minoritetit Etnik Grek për të Ardhmen, partinë për Zhvillim Kombëtar, Popullore Kristiandemokrate të Shqipërisë dhe Unitetin Kombëtar.

Të fundit