Flash News

E-TJERA

U godit me thikë nga bashkëshorti, ndërron jetë në spital 38-vjeçarja në Korçë

U godit me thikë nga bashkëshorti, ndërron jetë në

Ndahet nga jeta gruaja, e cila u godit me thikë nga bashkëshorti mbrëmjen e 4 qershorit në Korçë.

Marjola Myrtollari, 38 vjeçe ishte shtruar prej një muaji në QSUT, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të shumta.

Ajo fillimisht u dërgua në spitalin rajonal të Korçës dhe dy ditë më vonë u transportua me helikopter tek Trauma në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ndodhi në banesën ku çifti jetonin me qira.

Pas debatit, ata kanë nxjerrë 3 fëmijët e mitur jashtë dhe më pas Aleko Myrtollari ka goditur bashkëshorten disa herë më thikë.

Ai është larguar nga vendngjarja dhe ishte vajza e madhe e çiftit që është përballur me skenën tragjike kur ka hyrë në shtëpi.

Aleko Myrtollari u vetëdorëzua 2 ditë pas ngjarjes dhe para togave të zeza deklaroi se bashkëshorten e kishte goditur me thikë për shkaqe xhelozie.

Të fundit