Flash News

E-TJERA

U godit nga betonierja gjatë punës, humb jetë shqiptari në Itali

U godit nga betonierja gjatë punës, humb jetë shqiptari në

Një shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës në Pozallo, Itali.

Viktima është identifikuar si Artur Deliu, 39-vjeç pasi u godit nga krahu mekanik i betonierës teksa po punonte në çatinë e një ndërtese . Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë edhe një punonjës tjetër, raportojne mediat italiane. 

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, Deliu nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në vendngjarje. Ai ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Trupi i tij do të transportohet në Tiranë. Deliu jetonte prej disa vitesh në Itali, fillimisht në Brescia dhe më pas në Siçili.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të verifikuar kushtet e sigurisë në vendin e punës. 

Të fundit