Flash News

E-TJERA

U godit nga kova e fadromës, humb jetën 38-vjeçari në Rrëshen

U godit nga kova e fadromës, humb jetën 38-vjeçari në

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Tarazh të Mirditës, ku një 38-vjeçar ka humbur jetën ndërsa po riparonte fadromën e tij.

Arber Caka po punonte për të korrigjuar një defekt hidraulik në kova e fadromës kur, për shkak të një aksidenti, kova ka rënë dhe e ka goditur atë. Si pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor është angazhuar në sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti të rëndë.

Njoftimi i policisë

Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C,  38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij.

Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë  dhe ka goditur 38 vjeçarin,  i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të  rastit.

 

Të fundit