Flash News

E-TJERA

U godit nga rrufeja teksa ruante bagëtitë, humb jetën 47-vjeçari në Pogradec

U godit nga rrufeja teksa ruante bagëtitë, humb jetën

Një 47-vjeçari në Pogradec ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja.

Viktima, çoban, ishte duke ruajtur bagëtitë në momentin që e goditi rrufeja. Po ashtu, kanë ngordhur edhe rreth 20 bagëti.

“Rreth orës 10:00, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, gjatë kohës që ruante bagëtitë në fshatin Velçan, ka humbur jetën shtetasi L. Ç., 47 vjeç (çoban). Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti të imëta.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit