Flash News

E-TJERA

U godit nga treni i mallrave Fier-Vlorë, 68-vjeçari përfundon në spital

U godit nga treni i mallrave Fier-Vlorë, 68-vjeçari përfundon

Rreth orës 12:40, në Levan, një aksident ka ndodhur kur shtetasi F. M., rreth 68 vjeç, dyshohet se është goditur aksidentalisht nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë. Si pasojë e goditjes, ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Më shumë detaje pritet të bëhen të njohura pas përfundimit të hetimeve.

Të fundit