Flash News

E-TJERA

U hodh në lumë për t’i ikur policisë, humb jetën 20-vjeçari shqiptar në Austri

U hodh në lumë për t’i ikur policisë, humb jetën

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në tentativë për t’i shpëtuar policisë në Austri.

20-vjeçari shqiptar është hedhur në lumin Salzach ndërsa po ndiqej nga policia,por edhe pse efektivët e që po e ndiqnin e nxorën nga uji i akullt, i riu nuk ishte në gjendje të mbijetonte.

Sipas mediave vendase, 20-vjeçari ka refuzuar ti ndalojë policisë dhe është larguar me shpejtësi me makinën që dyshohet se ishte e vjedhur. Policia dyshonte se i riu merrej me veprimtari të jashtëligjshme dhe prandaj është përpjekur të largohej dhe të mos ndalonte para forcave policore.

 

Të fundit