Flash News

E-TJERA

U hodh në ujë për të shpëtuar 85-vjeçarin, Meloni vlerëson shqiptarin si hero

U hodh në ujë për të shpëtuar 85-vjeçarin,

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar publikisht për gjestin e jashtëzakonshëm të Elton Zefit, 32-vjeçarit shqiptar që shpëtoi një të moshuar italian nga mbytja.

Meloni e ka cilësuar shqiptarin “hero”, duke theksuar se falë guximit të tij u shpëtua një jetë.

Në një postim në Instagram, shefja e qeverisë italiane shkroi se aktet e tilla të altruizmit dhe ndërhyrjes së menjëhershme meritojnë vlerësim maksimal. “Një jetë e shpëtuar falë guximit dhe altruizmit të atyre që vendosin të ndërhyjnë. Heronj”, u shpreh Meloni.

Ngjarja ndodhi në Padova, në kanalin Battaglia, ku makina e një biznesmeni 85-vjeçar doli nga rruga dhe përfundoi në ujë. Elton Zefi, që ndodhej pranë vendit të aksidentit, u hodh pa hezitim në kanal dhe arriti të nxjerrë të moshuarin nga automjeti që po fundoshej.

Gjest heroik i të riut shqiptar ka marrë jehonë të gjerë në mediat italiane, ndërsa autoritetet vendase kanë shprehur mirënjohje për ndërhyrjen e tij të shpejtë dhe të rrezikshme që i shpëtoi jetën të moshuarit.

Të fundit