Flash News

E-TJERA

U hodh nga 42 metra e lartësi për tu zhytur në ujëvarë, i riu përfundon në spital

U hodh nga 42 metra e lartësi për tu zhytur në ujëvarë,

Një i ri nga Australia i cili tentoi të thyente rekordin botëror, duke u hedhur nga 42.5 metra lartësi për tu zhytur në një ujëvarë ka përfunduar në spital.

Wally Graham, 21 vjeç, ishte në ujëvarat Minnehaha në Uellsin e Ri Jugor dhe zhyt në ujë pasi u hodh nga lartësia dhe përfundoi i plagosur rëndë.

Goditja e la atë pa ndjenja, i shkaktoi një frakturë të kafkës dhe shpinës, një tronditje dhe një këputje të daulles së veshit.

Ai u dërgua në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa i informoi ndjekësit e tij se tani është në shtëpi dhe po shërohet.

Të fundit