Flash News

E-TJERA

U hodh nga kati i katërt i banesës, mjekja: Kastriot Myftaraj ishte diagnostikuar me tumor në tru

U hodh nga kati i katërt i banesës, mjekja: Kastriot Myftaraj ishte

Gazetari dhe publicisti Kastriot Myftaraj i dha sot fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Shkak duket se ka qenë një sëmundje e rëndë, duke i shkaktuar edhe një gjendje të rënduar psikologjike.

Një mjeke tek Neurokirurgjia thotë për ABC se gazetari ishte diagnostikuar me tumor në tru.

Ajo thotë se mund të ketë qenë një gjendje e rënduar psikologjike e shkaktuar nga tumori ajo që e ka shtyrë atë të hidhet nga ballokoni ku gjetu vdekjen e menjëhershme.

“I shkreti Kastriot , vuante nga nje tumor ne tru, qe do vdiste, gjithsesi. Per sa i perket aktit, ka te beje me problemet psiqike qe krijon tumori. Nuk di si ka qene si gazetar, por ne neurokirurgji ku ka qene i shtruar ishte zoteri dhe shume falenderues per personelin e spitalit,” tregon mjekja.

Të fundit