Flash News

E-TJERA

U hodh nga kati i tretë i Infektivit, ndërron jetë pacienti i katërt me COVID-19

U hodh nga kati i tretë i Infektivit, ndërron jetë pacienti i
Foto Ilustruese/ Infektivi

Një tjetër pacient me COVID ka ndërruar jetë pasi është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i tretë në spitalin e Infektivit.

Mësohet se, viktima ishte një 70-vjeçar kishte disa ditë që ishte shtruar në spitalin COVID-1.

Ky është personi i katërt me COVID-19, që vetëvritet duke u hedhur nga lartësia në ambientet e spitalit. Policia ndodhet në vendngjarje për të verifikuar situatën.

Kujtojmë se, më herët 3 pacient të tjerë pozitiv me koronavirus i kanë dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e spitalit “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si “COVID-2”.

Rasti i parë është regjistruar më 13 gusht, ku 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi u hodh nga kati i tretë i “Shefqet Ndroqit” në gjendje të rënduar psikologjike dhe për pasojë ndërroi jetë.

Rasti i dytë, ishte në 2 shtator. Hasan Mira, 65 vjeç, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt po tek “Shefqet Ndroqi”, vetëm dy ditë pasi ishte shtruar aty.

Ndërkohë, rasti i tretë ishte ai i Preng Gjonajt, më 1 nëntor.  52-vjeçari, me origjinë nga Tropoja dhe banues në Tiranë, i dha fund jetës duke u hedhur nga ambientet e Sanatoriumit.  

Të fundit