Flash News

E-TJERA

U hodh nga kati i tretë i Infektivit një ditë më parë, ndërron jetë në spital pacienti 69-vjeçar

U hodh nga kati i tretë i Infektivit një ditë më parë,
Pamje nga Infektivi

Reshat Grendi, pacienti 69-vjeçar i cili u hodh një ditë më parë nga kati i tretë i spitalit Infektiv, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Pacienti ishte duke marrë trajtim pasi ishte infektuar me Covid-19  dhe tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga ndërtesa e spitalit, ku mori dëmtime të shumta në trup.

Paravarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, 69-vjeçari nga Fieri nuk ka mundur të mbijetojë.

Kujtojmë se ky është pacienti i katërt që humb jetën duke u hedhur nga spitali, teksa më herët tre pacientë të tjerë janë vetëhedhur nga Sanatoriumi.

Rasti i parë i vetëvrasjeve është regjistruar më 13 gusht, ku 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi u hodh nga kati i tretë i “Shefqet Ndroqit” në gjendje të rënduar psikologjike, ku për pasojë ndërroi jetë.

Ndërkohë, që në 2 shtator Hasan Mira, 65 vjeç, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i COVID 2 vetëm dy ditë pasi ishte shtruar aty.

Ndërkohë rasti i tretë ishte ai i Preng Gjonajt, 52 vjeç, me origjinë nga Tropoja e me banim në Tiranë, u regjistrua në 1 nëntor sërish tek Sanatoriumi.

Të fundit