Flash News

E-TJERA

U hodh nga lartësia e një ndërtese, ndërron jetë 58-vjeçari në Tiranë

U hodh nga lartësia e një ndërtese, ndërron jetë

Një 58-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një ndërtese në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Tegut. 58-vjeçari i cili dyshohet se vuante nga depresioni, ka humbur jetën në spital.

"Më datë 19.01.2025, në afërsi të Tegut,  dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese shtetasi L.K, 58 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në  spital.

Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi L.K, vuante nga shëndeti mendor dhe dyshohet se si pasojë e depresionit është hedhur nga lartësia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit", thuhet në njoftim.

Të fundit