Flash News

E-TJERA

U hodh nga Covid 2/ Xhino Koça do festonte 30-vjetorin e lindjes, nëna e tij: 30 pëllumba dhe tollumbace drejt qiellit

U hodh nga Covid 2/ Xhino Koça do festonte 30-vjetorin e lindjes,
Xhino e Lira Koça

Nëna e Xhino Koçës, stilistja e njohur Lira Koça bëri me dije se ditëlindjen e 30-të, të të birit që nuk jeton më, do e festojë ndryshe. Xhino Koça është i riu që i dha fund jetës në spitalin "Shefqet Ndroqi", ku po trajtohej me koronavirus.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lira Koça thotë se “Këtë vit është ditëlindja e 30 e djalit tonë…30 pëllumba dhe 30 tollumbace të bardha do të lëshohen drejt qiellit duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për Xhinon”.

Ajo fton këdo që ka dëshirë të jetë nesër në orën 17:00 te sheshi përpara Sfinksit, në Durrës.

“Më 5 Mars ora 17:00 tek sheshi përpara Sfinksit dju që do të keni dëshirë të merrni pjesë në këtë përvjetor të Xhinos jeni të mirëpritur", thotë Lira Koça.

U hodh nga Covid 2/ Xhino Koça do festonte 30-vjetorin e lindjes,

Të fundit