Flash News

E-TJERA

U hodh nga shkëmbi në det, 12-vjeçari merr dëmtime në kokë

U hodh nga shkëmbi në det, 12-vjeçari merr dëmtime në

Një i mitur mbeti i lënduar pasi u hodh nga një shkëmb i lartë në det, në Gjirin e Gramës. Për pasojë, i mituri mori dëmtime në kokë dhe u kërkua ndihma mjekësore.

Menjëherë, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, u transportua me mjet lundrues ekipi mjekësor drejt vendit të ngjarjes, ku të miturit iu dha ndihma e parë mjekësore.

12-vjeçari me shtetësi të huaj, i shoqëruar nga prindërit e tij, u transportua më pas drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm, jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit