Flash News

E-TJERA

U hodh nga ura në Rrugën e Arbrit, gjendet i pajetë në humnerë nipi i Nehat Kullës

U hodh nga ura në Rrugën e Arbrit, gjendet i pajetë në

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Fshat në Klos. Sipas burimeve paraprake nga policia, dyshohet se ai mund të jetë vetëhedhur nga ura gjatë orëve të natës, ndërsa rrethanat e sakta mbeten ende për t’u verifikuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Një grup shpëtimi ndërhyri për nxjerrjen e trupit nga zona e vështirë ku ishte konstatuar.

Burime bëjnë me dije se personi i gjetur dyshohet të jetë Klodian Kulla, nipi i Nehat Kullës.

Nehat Kulla, i ndarë nga jeta në vitin 2020 një vit pas daljes nga burgu, ishte figurë e njohur e botës së krimit në vitet ’90, i quajtur shpesh nga media “gjenerali”. Ai udhëhoqi një nga bandat më të njohura të kryeqytetit gjatë trazirave të vitit 1997 dhe u dënua me 20 vite burg për vrasjen e Halim Gjuzit në Golem, shoferit të ish-ministrit të Brendshëm Halit Shamata.

Policia vijon hetimet për të sqaruar motivet dhe dinamikën e ngjarjes së sotme.

Të fundit