Flash News

E-TJERA

U hoq nga hyrja e Tiranës 6 vite më parë, zbulohet qyteti ku do të vendoset “Shqiponja”

U hoq nga hyrja e Tiranës 6 vite më parë, zbulohet qyteti ku do

Simboli i 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë i vendosur në vitin 2012 tek rrethrrotullimi Doganës në Tiranë u hoq më 2018 për shkak të projektit për Unazën e Madhe.

“Shqiponja” do të vendoset sërish, por në qytetin e Kukësit.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti socialist Pandeli Majko, i cili thotë se kjo u realizua edhe me mirëkuptimin e Lazim Destanit, i cili është edhe dhuruesi i saj.

““Shqiponja” e sheshit të dikurshëm të Tiranës, do të vendoset tek rrethrrotullimi i Gostilit, në hyrje të Kukësit!

Kjo u realizua falë mirëkuptimit të mikut tim Lazim Destani (i cili është dhuruesi i saj), miratimit të Edi Ramës dhe bashkëpunimit të bashkisë së Tiranës! Albert Halili, kryetari i Bashkisë së Kukësit si protagonist i këtij procesi po koordinon punën për vendosjen e “shqiponjës”!… Mbarësi!”, shkruan Majko.

‘Shqiponja’, vepër e derdhur në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra (shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra) u vendos me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni të organizuar asokohe nga kryeministri Berisha e kreu i Bashkisë Lulzim Basha.

Të fundit