Flash News

E-TJERA

Lagjja e re u inaugurua dje nga Erdogan, banorët ende të pastrehë: Shtëpitë i morëm, çelësat jo

Lagjja e re u inaugurua dje nga Erdogan, banorët ende të

Ndonëse një ditë më parë u inaugurua lagjja e re në Laç nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, banorët vazhdojnë të mbetën të pastrehë.

Asnjw nga 522 familjet që përfitojnë banesat e ndërtuara nga fondet e qeverisë turke nuk kanë hyrë ende në shtëpitë që i presin prej më shumë se dy vitesh.

Ata shprehen të kënaqur për investimin e kryer, ndërsa e cilësojnë atë si lagjen më të bukur në Shqipëri.

Çelësat e apartamenteve pritet ti marrin në ditët në vijim, ndërsa mobilimin do ta kryejnë vetë, shkruan Ora News. 

"Është procedurë që Enti i Banesave në bashkinë Kurbin do ta bëjë, procedurë dokumentesh që do të vijnë të na dorëzojnë çelësat. Besoj që brenda 10 ditëve akomodohemi nëpër apartamente të gjithë banorët. Punë ditësh besoj."

Ky projekt është financuar nga qeveria turke me një fond prej 42 milionë eurosh.

 

 

 

Të fundit