Flash News

E-TJERA

U infektua me Covid-19, Artan Fuga: Rikthehem pas 17 ditësh me shpresën me se nuk do të rikthehem më atje 

U infektua me Covid-19, Artan Fuga: Rikthehem pas 17 ditësh me

Akademiku Artan Fuga ka njoftuar se prej 17 ditësh ka qenë i infektuar me covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale ku shkruan se pas kësaj periudhe, tashmë po i rikthehet sërish normalitetit, ndërsa falënderon edhe mjekët për përkujdesjen.

“Pas 17 ditësh kur ka qenë e pamundur të komunikoj për shkaqe të kuptueshme në ditët tona, rikthehem në komunikim me shpresë dhe besim se nuk do të rikthehem më atje nga ku po rikthehem!

Falenderoj pa masë dr. Arian Harxhi, prof., si edhe të gjithë miqtë që nuk m'u ndanë asnjë cast, kolegë, mjekë, të afërm, të njohur e të panjohur, që na ndihmuan me gjithçka mundën dhe kishin.

Përulem!”, shkruan Fuga.

 

Të fundit