Flash News

E-TJERA

U infektua me covid-19, Imzot George Frendo dërgohet për trajtim në Itali

U infektua me covid-19, Imzot George Frendo dërgohet për trajtim

Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit dhe njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë është nisur për trajtim të specializuar në Itali, pak orë pasi u bë i ditur lajmi se është infektuar me covid-19.

Në një njoftim sqarohet se Imzot George Frendo mbrëmë ka udhëtuar drejt Barit, për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”

“Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit dhe njëkohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, mbrëmë ka udhëtuar drejt Barit, për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”.

Shpresojmë se gjatë ditës do të kemi lajme më të hollësishme.

Ndërkohë vazhdojmë të kërkojmë, në lutjet tona, shërimin e tij dhe shërimin e të gjithë të sëmurëve të prekur nga kjo Pandemi”.

Të fundit