Flash News

E-TJERA

U infektua me COVID-19, Kryepeshkopi Janullatos mesazh nga shtrati i spitalit në Greqi

U infektua me COVID-19, Kryepeshkopi Janullatos mesazh nga shtrati i spitalit
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, iu është drejtuar me një mesazh besimtarëve nga Njësia e Kujdesit Intensiv të Spitalit Evangelismos, në Greqi, ku dhe po trajtohet pas infektimit me COVID-19.

"Mos ki frikë, vetëm beso”, shprehet Janullatos ndërsa shpreh mirënjohjen e tij për mjekët.

"Dita e parë në “Evangelismos” tashmë ka kaluar dhe gjithçka po shkon mirë. Gjatë gjithë jetës sonë ne i referohemi Zotit të surprizave por edhe Zotit të mrekullive. Udhëtimi ynë në Shqipëri filloi me thirrjen “Zoti është me ne” dhe përgjigjen e vallëzimit “dhe ne me të”, i cili mbështeste besimin tonë se “Zoti nuk do të na lërë”.

Falënderime të përzemërta për mjekët dhe infermierët e shquar dhe për turmën e njerëzve, të cilët edhe një herë shprehën dashurinë e tyre me lutje spontane.

Dy fjalë nga leximi i ungjillit të së Dielës së kaluar përcaktojnë qëndrimin e duhur: “Mos ki frikë, vetëm beso”", shkruhet në meszhin e Janullatos.

Të fundit