Flash News

E-TJERA

U infektua me Covid-19, ndërron jetë ish-kryebashkiaku i PD-së në Pukë

U infektua me Covid-19, ndërron jetë ish-kryebashkiaku i PD-së

Ish-kryetari i Bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga COVID-19.

66-vjeçari ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në një spital në Turqi ku ishte shtruar prej disa ditësh për një mjekim më të specializuar.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije miq dhe të afër të të ndjerit, përmes mesazheve në rrjetet sociale.

Arifaj ndejti në krye të Bashkisë së Pukës si përfaqësues i Partisë Demokratike nga viti 2011 deri në vitin 2015.

Të fundit