Flash News

E-TJERA

U infektua me Covid-19, Skënder Gega dërgohet me urgjencë drejt Turqisë

U infektua me Covid-19, Skënder Gega dërgohet me urgjencë drejt

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, prej dy javësh i infektuar me COVID-19, është nisur drejt Turqisë me urgjencë për shkak të problemeve shëndetësore.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Kukësit përmes një postimi në faqën zyrtare të ekipit.

Koronavirusi i ka prekur mushkëritë trajnerit dhe gjendja e rënduar e ditëve të fundit e ka detyruar të shtrohet për një mjekim më të specializuar në një spital të njohur në Turqi.

“Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit. Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës”, njofton klubi verilindor.

Të fundit