Flash News

E-TJERA

U infektua me Covid, Jonida Shehu apelon zv.ministren dhe ekspertin e PD: Bëni një test, ishit të ftuarit e mi të fundit

U infektua me Covid, Jonida Shehu apelon zv.ministren dhe ekspertin e PD:

Moderatorja Jonida Shehu në ABC një ditë më parë njoftoi se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Prej ditës së djeshme është karantinuar në banesë dhe po e kalon infeksionin me simptoma të lehta.

Ndërkohë, e pyetur në Instagram nga ndjekësit nëse mund të ketë infektuar ndokënd, Shehu tha se familjarët e saj nuk rezultojnë të infektuar, por shtoi se kontaktet e saj të fundit kanë qenë zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dhe eksperti i PD, Kastriot Sulka.

Në dijeni time jo. Familjarët e mi nuk janë të infektuar. Do ti bëja kërkesë urgjente Mira Rakacollit dhe Kastriot Sulkës, kanë qenë të ftuarit e mi të fundit në Radar. Të bëjnë një test këto ditë sa më shpejt, se sot ka qenë mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe nuk dua të jem unë shkaku i infektimit,” shkroi moderatorja.

 

Të fundit