Flash News

E-TJERA

U infektua në krye të detyrës, humb jetën nga Covid-19 mjeku i spitalit të Gramshit

U infektua në krye të detyrës, humb jetën nga Covid-19 mjeku
Foto ilustruese

Një tjetër mjek ka humbur jetën pas infektimit nga Covid-19.

Spitali i Gramshit ka bërë të ditur lajmin përmer rrjeteve sociale, se mjeku Nazmi Xhaferri u nda nga jeta pasi nuk e fitoi betejën me Covid-19.

Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e jetës së një prej punonjësve shembullor të Spitalit Gramsh, Z. Nazmi Xhaferri, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19 në krye të detyrës.

I ndjeri u bë heroi i parë i personelit të Spitalit Gramsh, te cilët me vetmonim kane që nga fillimi i kësaj lufte që janë gatishmëri çdo dite përballë kësaj pandemie.

Familjaret, kolegët dhe dashamirësit përcjellin sot një njeri me shumë vlera dhe kontribut ne shoqërinë tonë duke mos i harruar sakrificat, punën dhe mirësinë që ka përcjell midis tyre.

Le te shërbejë kjo ndodhi si vepra e fundit e tij si punonjës i shëndetësisë duke ju drejtuar qytetarëve qe te tregojnë kujdesin e nevojshëm për të shmangur infektimin nga COVID-19 pasi pasojat janë të paimagjinueshme”, njofton spitali i Gramshit.

Të fundit