Flash News

E-TJERA

U infektua nga Covid-19, ndahet nga jeta komandanti i Komandës Mbështetëse; mesazhi i Peleshit

U infektua nga Covid-19, ndahet nga jeta komandanti i Komandës

Ndahet nga jeta nga Covid-19 komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Lajmin e trishtë e ka bërë publik ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili përmes një statusi në Facebook shkruan se gjeneral Sallaku ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.

Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për komunitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.

Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19. Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral!”, shkruan Peleshi.

Të fundit