Flash News

E-TJERA

U infektua nga COVID-i, Andi Përmeti, në gjendje të rëndë shëndetësore; shtrohet në repartin e kujdesit intensiv në Turqi

U infektua nga COVID-i, Andi Përmeti, në gjendje të
Deputeti i i opozitës, Andi Përmeti

Deputeti i i opozitës, Andi Përmeti, është hospitalizuar në Turqi në gjendje të rëndë shëndetësore pas infektimit të tij me COVID-19.

Lajmin e ka dhënë gjatë seancës së sotme parlamentare deputetja Rudina Hajdari, ndërsa i uroi atij shërim të shpejt.

 “Më lejoni ti uroj kolegut tonë Andi Përmeti shërim sa më të shpejtë. Përmeti ka qenë i prekur nga Covid dhe po kalon një periudhë të vështirë. Në emër të kolegëve tanë të opozitës parlamentare i urojmë shërim të shpejtë dhe mezi presim të rikthehet këtu në sallë”, u shpreh Hajdari.

Mësohet se, Andi Përmeti aktualisht ndodhet i shtruar në repartin e kujdesit intensiv në Turqi për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Të fundit