Flash News

E-TJERA

U kallëzua për abuzim me postin, Veliaj fiton gjyqin me Gazmend Bardhin

U kallëzua për abuzim me postin, Veliaj fiton gjyqin me Gazmend

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj fiton një tjetër gjyq ndaj Partia Demokratike.

Pasi u akuzua bashkë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, se kanë përdorur postin publik në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të pushuar hetimet në lidhje me pretendimet e Partisë Demokratike.

Prokuroria shprehet se nuk ka gjetur asnjë provë që kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja Manastirliu të kenë përdorur postin publik dhe shpërdoruar detyrën, duke i cilësuar akuzat e Bardhit të pavërteta dhe të pabazuara në ligj dhe në prova.

Më herët, Veliaj ka fituar edhe gjyqet ndaj Jorida Tabakut, Grida Dumës dhe kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufin.

Të fundit