Flash News

E-TJERA

U kallëzuan nga efektivët, prokuroria e Lezhës vendos mosfillimin e hetimeve për Pjerin Ndreun dhe biznesmenin

U kallëzuan nga efektivët, prokuroria e Lezhës vendos mosfillimin

Prokuroria e Lehzës ka vendosur të mos fillojë hetimet për kryebashkiakun Pjerin Ndreu dhe një biznesmen, të cilët u kallëzuan nga dy efektivë policie me agrumentin se dy personat i kishin penguar të ushtronin detyrën e tyre.

Pas verifikimeve të kryera, prokuroria ka arritur në konkluzionin se nuk nuk ka element të vepres penalë, ndaj dhe vendosi mosfillimin e proçedimit penal ndaj kryebashkiakut të Lezhës dhe biznesmenit Vladimir Gjoka.

Kryebashkiaku dhe biznesm eni u kallëzuan pasi ishin duke festuar në orët e vona të 24 Qershorit në një lokal në Shëngjin me muzikë të lartë.

Sipas deklarimeve të punonjësve të policisë në Prokurorinë e Lezhës, pronari i lokalit, Vladimir Gjekaj i është përgjigjur me ofendime kërkesës së tyre për të fikur muzikën, ndërsa kryebashkiaku Ndreu i ka penguar me forcë që të shoqëronin Gjekajn në polici.

Policët ishin duke monitoruar binzesnet për zbatimin e kufizimeve të vendosura në kuadër të Covid-19, që nuk lejonin muzikën pas orës 23:00.

Të fundit