Flash News

E-TJERA

U kap 105 kilogramë kokainë në makinë, arrestohet shqipatri në Itali

U kap 105 kilogramë kokainë në makinë, arrestohet shqipatri

Në një operacion të policisë italiane në Aprilia, u arrestua një burrë me origjinë shqiptare, pasi u gjetën 105 kilogramë kokainë të fshehura në bagazhin e makinës së tij.

Hetimet u intensivuan pas plagosjes së dy karabinierëve dhe episodeve të dhunshme të ndodhura së fundmi. Burri, 42 vjeç, shfaqte një qëndrim nervoz gjatë kontrolleve, duke ngritur dyshime tek hetuesit, të cilët pas kontrollit gjetën tre thasë me pako të mbështjellë me celofan. Testet e Policisë Shkencore konfirmuan se lënda narkotike ishte kokainë.

Shtetasi shqiptar u arrestua për posedim dhe tregti lëndësh narkotike, ndërsa droga u sekuestrua dhe ai u dërgua në burg në dispozicion të autoriteteve.

Të fundit