Flash News

E-TJERA

U kap duke fotografuar votën, reagon Genc Pollo: Nuk di të ndalohet fotografimi i kabinës së votimit

U kap duke fotografuar votën, reagon Genc Pollo: Nuk di të ndalohet

Një ndër eksponentë më të lartë të Partisë Demokratike Genc Pollo u filmua ditën e zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së, duke fotografuar votën e tij në dhomën e fshehtë.

Kjo gjë është e ndaluar dhe lidhur me pamjet e publikuara në media, ka ardhur një reagim dhe nga vetë Genc Pollo. 

Një prej fotove ai e publikoi në rrjetet sociale dhe një prej ndjekësve i komentoi duke i thënë se “fotografimi i votës nuk lejohet”. Pollo i përgjigjet duke thënë se ka fotografuar kabinën e votimit dhe jo votën.

"Nuk lejohet fotografimi i votës, dmth të tregosh për kë votove. Por nuk di të ndalohet fotografimi i kabinës së votimit", i përgjigjet Pollo duke e shoqëruar dhe me një emoji duke qeshur.

Zgjedhjet për kryetarin e PD-së u fituan nga Lulzim Basha me një diferencë të madhe votash, por nga tre kandidatët e tjerë ka patur ankesa të shumta për parregullsi, pasi një pjesë e anëtarëve të PD nuk u lejuan të votojnë.

U kap duke fotografuar votën, reagon Genc Pollo: Nuk di të ndalohet

Të fundit