Flash News

E-TJERA

U kap duke kryer marrëdhënie me 13-vjeçaren, lihen në burg polici dhe tutori

U kap duke kryer marrëdhënie me 13-vjeçaren, lihen në burg

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg kryekomisarin e policisë, Petraq Rakon dhe bashkëpunëtorin e tij, Stefan Koloin pasi kanë shfrytëzuar për prostitucion një vajzë 13-vjeçare.

Të dy i kanë mohuar akuzat para drejtësisë, por do kryhen edhe disa ekspertiza mjekësore e shkencore për të plotësuar elemente të hetimeve qe kryhen për këtë çështje.

Kryeinspektori i policisë Petraq Rako u kap në flagrancë pasi kishte shkuar në ambientin e përshtatur për prostitucion nga 62-vjeçari Stefan Koloi për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.

Familjarë të vajzës janë shprehur më parë se kishin informacion që të miturën e merrnin çdo ditë ne orën 16:00 dhe sillnin ne 22:00. Sipas tyre, kishin dijeni se vajzën e çonin në Xarrë dhe aty punonte pastruese.

Të fundit