Flash News

E-TJERA

U kap duke ndërtuar pa leje në tokë shtetërore, arrestohet 48-vjeçari

U kap duke ndërtuar pa leje në tokë shtetërore, arrestohet
Foto ilustruese

Një 48-vjeçar është arrestuar, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje në tokë shtetërore. Policia bën me dije mbi B.H rëndon akuza për "ndërtim të paligjshëm".

Ngjarja ka ndodhur në Mallakstër, ndërsa Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Mallakastër.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është konstatuar duke ndërtuar pa leje një objekt në tokë shtetërore", thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit