Flash News

E-TJERA

U kap duke trafikuar një të mitur në Tiranë, arrestohet në flagrancë 52-vjeçarja

U kap duke trafikuar një të mitur në Tiranë, arrestohet

Është arrestuar një grua në flagrancë pasi u kap duke trafikuar një fëmijë në zonën e Bathores në Tiranë.

Sipas policisë, gruaja nga Saranda u kap duke trafikuar një fëmijë 12 vjeç, nxënës i klasës së gjashtë.

“Nga Specialistë  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases  B. M, 50 vjeç, banuese në lagjen nr. 1 Sarandë, pasi në orën 14.30 të datës 06.07.2021 në lagjen nr. 1 Sarandë, u kap duke trafikuar shtetasin e mitur, R. G. T. 12 vjeç, nxënës i klasës së gjashtë, banor në lagjen Nr 6, Bathore, Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme”, njofton policia.

 

Të fundit