Flash News

E-TJERA

U kap duke u kujdesur për bimë narkotike, arrestohet 32-vjeçari në Krujë

 

U kap duke u kujdesur për bimë narkotike, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar në Krujë është vënë në pranga pasi u kap teksa kujdesej për lëndët narkotike.

32-vjeçarit iu gjetën 110 bimë të dyshuara narkotike të cilat i kishte kultivuar në fshatin Miliskjan, Thumanë.

“Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, duke vënë në pranga shtetasin F. K., 32 vjeç, banues në Thumanë.

32-vjeçari u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 110 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” Thumanë.  Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë”, njofton policia.

Të fundit