Flash News

E-TJERA

U kap me drogë në makinë, reagon policia për shoqërimin e djalit të Azem Hajdarit: Në mjet edhe një vajzë   

U kap me drogë në makinë, reagon policia për shoqërimin

Shoqërohet në polici djali i vogël i Azem Hajdarit.

Mësohet se 23-vjeçarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë, i njohur si figura më simbolike e demokracisë, i është gjendur një sasi hashashi në makinën ku ai udhëtonte si pasagjer.

Ai është shoqëruar nga policia e Elbasanit, së bashku me H.Gj, drejtuesi i makinës, pasi u ndaluan për kontroll. 

Policia sqaron se në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”,  që drejtohej nga  shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

 

Të fundit