Flash News

E-TJERA

U kap me 1 kg kokainë, gjykata jep masën e sigurisë për efektivin e RENEA-s dhe dy të arrestuarit; çfarë deklaroi një prej tyre

U kap me 1 kg kokainë, gjykata jep masën e sigurisë për
Dedë Nimani, Xhuljo Liçi

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg me afat 35 ditor” për efektivin e RENEA-s, Xhuljo Liçi, i cili u kap pak ditë më parë me 1 kg kokainë.

Ndërsa dy të arrestuarit e tjerë, Dedë Nimanin është vendosur masa "arrest me burg" dhe "arrest shtëpie" për Luan Gaçin. Nimani ka deklaruar para trupës gjykuese se shiste drogë për arsye ekonomike dhe efektivi dhe i arretsuari tjetër nuk dinin gjë.

Ai shtoi se Gaçin e ka marrë si shofer për të shkuar dhe për të marrë lëndën narkotike, duke theksuar se ky i fundit nuk ishte në dijeni për veprimtarinë e jashtëligjshme.

Më pas, i ka kërkuar që ta presë në një rrugë, ndërsa vetë shkoi të merrte lëndën narkotike. Nga vendi ku ka marrë drogën dhe deri te vendi ku e priste Gaçi, Nimani thotë se ka shkuar me një makinë të rastit, që ishte Xhuljo Liçi, por që sipas tij, efektivi nuk ka lidhje me ngjarjen.

Të fundit