Flash News

E-TJERA

U kap me 10 pistoleta "Berreta" në kofanon e makinës, arrestohet në Tiranë i riu nga Kosova

U kap me 10 pistoleta "Berreta" në kofanon e makinës,

Një 27-vjeçar nga Kosova është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës, pasi u kap duke transportuar armë zjarri në automjetin e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Barriera”, i finalizuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Gjatë ndalimit të mjetit tip “Volkswagen” në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura nën kofanon e automjetit 10 armë zjarri pistoleta me municion luftarak, ndërsa në total janë sekuestruar 12 pistoleta.

Nga hetimet paraprake dyshohet se armët do të shiteshin në zonën e Freskut.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të fokusit për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe bazuar në informacionet e grumbulluara, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, disa javore, kanë finalizuar operacioni i koduar “Barriera”. 

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 27 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë operacionit në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, shërbimet e Policisë kanë  lokalizuar mjetin e dyshuar dhe kanë ndërhyrë duke e ndaluar atë.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Volswagen” me drejtues 27-vjeçarin, konkretisht nën kofanon e tij janë gjetur dhe sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta Glock me municion luftarak.

Po në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar dhe dy pistoleta të tjera glock, gjithsej 12 pistoleta. Nga hetimet ka rezultuar se 27-vjeçari do i shiste armët në zonën e Freskut” , njofton policia. 

Të fundit