Flash News

E-TJERA

U kap me 113 mijë euro në makinë, lirohet nga qelia ish-efekti i RENEA-s

U kap me 113 mijë euro në makinë, lirohet nga qelia ish-efekti i

Alltin Morina, ish-efektiv i forcave RENEA, është liruar nga qelia një muaj pasi u kap me 113 mijë euro të padeklaruara në mjet.

Morina me detyrë shef i repartit të stërvitjes, u kap në zonën e quajtur “Kodra e Diellit” me 113 mijë euro, 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund.

Lirimi i Morinës vjen pas ndryshimit të masës së sigurisë nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitje”. Asokohe, ish-efektivi deklaroi se paratë ia kishte marrë një mikut të tij për një hall.

Efektivi u la në burg i akuzuar për tre vepra penale: pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre.

Të fundit