Flash News

E-TJERA

U kap me 117 mijë euro në makinë, arrestohet i riu në Durrës

U kap me 117 mijë euro në makinë, arrestohet i riu në

Denis Trebeshina është arrestuar në Durrës, pasi u kap me një shumë të madhe parash në makinën e tij.

Më saktësisht policia gjeti 116, 685 euro të dyshuara të përfituara në mënyrë të kundërligjshme.

Në vijim të kontrolleve të kryera në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas posedonte një shumë të madhe parash, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në automjetin e tij.

Në lagjen nr. 17, Durrës, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin 30 vjeçar shërbimet e Policisë gjetën 116 685 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” njofton policia.

Të fundit