Flash News

E-TJERA

U kap me 25 kg ko*ainë, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Belgjikë

U kap me 25 kg ko*ainë, arrestohet  21-vjeçari shqiptar në

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Belgjikë për trafik droge, pas një ndjekjeje të gjatë. Ai u kap në Unazën e Antëerp me 24.4 kilogramë kokainë në makinën e tij.

Ndjekja filloi pasditen e djeshme, kur ai tentoi të ikte nga kontrolli i policisë në Holandë, duke u drejtua nëpërmjet autostradës E19.

Pas ndalimit të makinës, shoferi u përpoq të ikte në këmbë, por u kap nga forcat e rendit. Droga u sekuestrua, dhe 21-vjeçari u arrestua për dyshimin e trafikut të lëndëve narkotike në bashkëpunim. Gjykata do të vendosë për paraburgimin e tij.

Të fundit