Flash News

E-TJERA

U kap me 3 kg d*ogë të fshehura në garazh, arrestohet shqiptari në Itali

U kap me 3 kg d*ogë të fshehura në garazh, arrestohet shqiptari

Policia italiane ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar në Seregno, pasi u kap me 3 kilogramë lëndë narkotike të fshehura në një kuti.

Sipas mediave italiane, gjatë një kontrolli në garazhin e tij, karabinierët zbuluan 2.2 kilogramë kokainë dhe mbi 750 gramë marijuanë, të ndara në disa pako. Përveç drogës, u gjetën edhe materiale për paketimin e dozave, çka konfirmon dyshimet se lëndët narkotike ishin të destinuara për tregtim.

38-vjeçari shqiptar u ndalua dhe tashmë përballet me akuzën e posedimit dhe shpërndarjes së drogës në territorin italian. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ai ishte pjesë e një rrjeti më të madh trafiku.

Të fundit