Flash News

E-TJERA

U kap me 300 mijë euro në kamion, lihet në burg Ferdinand Murikaj

U kap me 300 mijë euro në kamion, lihet në burg Ferdinand Murikaj

Gjykata e shkallës së parë në Durrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Ferdinand Murikajn, shoferin e kamionit brenda të cilës u sekuestruan rreth 300 mijë euro dy ditë më parë në Portin e Durrësit.

Ndaj tij rëndojnë dy akuza, që sipas pretendimit të Prokurorisë, janë “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë dhe pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Pjesë e hetimeve për këtë ngjarje dhe i proceduar në gjendje të lirë është dhe Aldo Lika 34-vjeç banues në Lushnjë që ju gjetën në çantë 11 765 euro në kamionin tjetër që u kontrollua.

Pronari i firmës së kamionëve që kryente transportin e mjeteve nga Italia në Shqipëri, Erjon Jovani është aktualisht në kërkim.

Në total, pas një hetimi dhe informacioneve që grupi hetimor kishte siguruar në rrugë operative, u sekuestruan 294 030 euro. 

Të fundit