Flash News

E-TJERA

U kap me 4 mijë paund në makinë, arrestohet shqiptari me tre identitete në Angli

U kap me 4 mijë paund në makinë, arrestohet shqiptari me tre

Një emigrant shqiptar i cili po qëndronte në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, është vënë në prangat e policisë pasi u kap me 4 mijë paund në makinë.

Mediat e huaja raportojnë, se Artenis Tershalla, 27 vjeç, përdorte tre identitete të rreme një italian, një bullgar dhe atë të shqiptarit, të cilin policia supozon se është i vërteti.

Gjatë kontrollit të makinës nga policia shqiptarit iu gjetën 4 mijë paund, një thikë për ta ruajtur atë dhe një çantë me mbetjet e një ngarkese kanabisi në bagazhe.

Ai kishte qenë në Britani për dy vjet dhe krijoi një llogari bankare duke përdorur identitetin italian i cili kishte përpunuar 12,000 paund në më pak se një vit.

Tershalla nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të kërkuar azil që kur u trafikua në Britani në vitin 2019, por e bëri këtë brenda disa orësh nga arrestimi i tij, duke pretenduar se jeta e tij do të ishte në rrezik nëse ai kthehej në Shqipëri.

Emigranti shqiptar pranoi posedimin e pronës kriminale dhe letrat e rreme të identitetit, posedimin e një thike dhe ngritjen me mënyra mashtruese të një llogarie bankare. Tershalla u burgos me 16 muaj burg.

 

Të fundit