Flash News

E-TJERA

U kap me 500 mijë euro d*ogë në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari

U kap me 500 mijë euro d*ogë në Yzberisht, lihet në burg

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Shkëlqim Krrashin, 61-vjeçari i cili u kap me drogë dhe armë, në banesën e tij në Yzberisht.

Krrashi deklaroi se droga i kishte mbetur në një automjet në pronësi të tij prej disa vitesh, ndërsa shtoi se arma e gjahut që iu gjet ishte me leje.

Sipas vlerësimeve paraprake, sasia e drogës së gjetur kap vlerën e rreth 500 mijë eurove në treg. Krrashi, i cili jetonte në zonën e Yzberishtit, pritet të hetohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Të fundit