Flash News

E-TJERA

U kap me armë e tritol në mes të Athinës, gjykata lë në burg Armiol Rrasën

U kap me armë e tritol në mes të Athinës, gjykata  lë

Gjykata e Athinës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 39-vjeçarin shqiptar, Armiol Rrasa, i cili u arrestua te premten në kryeqytetin grek. Në momentin e arrestimit, Rrasa kishte fshehur në sedilet e pasme të makinës së tij një pistoletë tip TT dhe dy kallëpe tritoli. Ai pretendoi para gjykatës se mbante armën për vetëmbrojtje për shkak të një hakmarrjeje të vjetër dhe se nuk e dinte që pakot përmbanin eksploziv.

Ndërkohë, 33-vjeçarja shqiptare Daniela Luari, e cila ishte pasagjere në automjet, është lënë e lirë me masën “detyrim paraqitjeje” një herë në muaj.

Rrasa, i njohur ndryshe si “Ari,” ka një histori të gjatë kriminale në Greqi dhe është arrestuar 12 herë për akuza të ndryshme, përfshirë drogë, armëmbajtje pa leje, dhunë në familje dhe përdhunim të një të miture. Ai gjithashtu ka precedentë penalë edhe në Shqipëri.

Të fundit