Flash News

E-TJERA

U kap me armë në Morinë, ndryshon akuza për këngëtaren Fjolla Morina

U kap me armë në Morinë, ndryshon akuza për

Sërish probleme me drejtësinë për këngëtaren e njohur nga Kosova, Fjolla Morina.

Së fundmi, asaj i ka ndryshuar akuza nga “armëmbajtje pa leje”, “në trafikim të armëve dhe municioneve”.

Ajo është marrë e pandehur nga prokuroria e Kukësit, për akuzën e “Trafikut të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim.

Po ashtu edhe partneri i saj, Fisnik Syla, dhe shoferin e këtij të fundit, Fitim Muji, akuzohen për të njëjtën vepër penale.

Pak ditë më parë prokuroria e Kukësit u ka komunikuar akuzën e re tre personave të proceduar dhe tashmë çështja kundër Fjolla Morinës, Fisnik Syla dhe Fitim Mujit, ka përfunduar në gjykatën e Kukësit

Fjolla Morina vijon të jetë në Kukës nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Disa muaj më parë, gjatë kontrollit në pikën kufitare të Morinës, në çantën e saj u gjetën dy pistoleta, njëra prej tyre çakmak, si edhe 23 fishekë.

Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor fillimisht për të dhe shoferin Fitim Muji  dhe biznesmenin Fisnik Syla, por u liruan disa ditë më vonë.

Të fundit