Flash News

E-TJERA

U kap me armë në Rinas, burg për 23-vjeçarin nga Kosova

U kap me armë në Rinas, burg për 23-vjeçarin nga Kosova

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 23-vjeçarin nga Kosova, Daors Gashi, i cili u kap me armë zjarri në vijën e kalimit kufitar të Rinasit e që kishte si destinacion Italinë.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, më datën 20.06.2024, në oren 07:10 gjatë skanimit në pikën e operimit, udhëtarit Daors Gashi, që udhëtonte nga Tirana për në Romë-Ciampino, është vënë re në dukje imazhi i një arme zjarri pistoletë.

Në lidhje me këtë fakt janë njoftuar shërbimet policisë, të cilët pasi kanë marrë kontakt me punonjësit e sigurisë së skanerit, këta të fundit kanë treguar bagazhin dhe personin që i përkiste bagazhi.

Të fundit